Basha e përjashtoi në 2021, Parlamenti pranon kërkesën e demokratëve, kthen në grupin parlamentar të PD Sali Berishën

Shqipëria

Basha e përjashtoi në 2021, Parlamenti pranon kërkesën e demokratëve, kthen në grupin parlamentar të PD Sali Berishën

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 23:11
Sali Berisha

Parlamenti ka reflektuar kërkesën e demokratëve për rikthimin e në grupin parlamentar të PD të Sali Berishës.

Berisha, me vendim të Lulzim Bashës kur ishte kryetar i PD, u përjashtua nga grupi parlamentar në 2021, pasi u shpall non grata nga SHBA.

Ndërkohë ditën e sotme Berisha është rikthyer edhe në seancën plenare si deputet.

Kjo pas vendimit të GJKKO për t’i hequr masën e arrestit të shtëpisë, vendosur më herët nga SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat