Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99-vjeçare.
Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, analisti Ilir Demalia u ndal te kërkesa e bërë sot nga Sali Berisha në Kuvend, për të mbajtur një minutë heshtje në nder e kujtim të Repishtit.
Demalia kujton kohën kur Berisha erdhi në fuqi në vitin 1992, kohë në cilën dërgoi në Misionin e OKB-së në New York nipin e Sami Repishtit.
Sipas Demalisë, në fillim të viteve 1990 deri në 1995, Berisha kishte mbështetjen e Sami Repishtit, por pas zgjedhjeve të vitit 1996 Sami Repishti thotë Demalia, “u hodhën në krahun e socialistëve dhe pro politikës amerikane për të goditur pikërisht Sali Berishën”.
Më tej ai shton se Berisha kishte filluar ftohjen me Sami Repishtin më herët, duke i dërguar mesazhe nëpërmjet ambasadorit të Shqipërisë në atë kohë, se ai kishte në disponim dosjen e Sigurimit të Shtetit për Sami Repishtin, “prandaj të mbyllte gojën”.
“Më herët në mos gaboj vitin e saktë, 1993 apo 1994 gazeta “Zëri Popullit” kishte shkruar një shkrim, “Sami Repishti spiun i Sigurimit të Shtetit”.
Reagimi i plotë:
Sami Repishti patriot apo spiun?
Sali Berisha kërkoj sot në parlament nje minute heshtje për Sami Repishtin, ish i burgosur politik në vitet e para të pushtetit komunist dhe më pas i arratisur në ish Jugosllavi i vendosur më vonë në Amerikë.
Kur Sali Berisha erdhi në fuqi në vitin 1992, dërgoi në Misionin e OKB-së në New York nipin e Sami Repishtit. Gjithashtu në fillim të viteve 1990 deri në 1995 Berisha kishte mbështetjen e Sami Repishtit ashtu si dhe shumë nga emigracioni antikomunist i Amerikës duke mbështetur komunistin Sali Berisha?!!
Pas zgjedhjeve të vitit 1996 kur u pa se Berisha ishte në rënie të lirë për masakrimin e zgjedhjeve dhe nën presionin e amerikanëve duke e izoluar totalisht, Sami Repishti dhe jo vetëm, u hodhën në krahun e socialistëve dhe pro politikës amerikane për të goditur pikërisht Sali Berishën.
Berisha kishte filluar ftohjen me Sami Repishtin më herët, duke i dërguar mesazhe nëpërmjet ambasadorit të Shqipërisë në atë kohë P.K, se Berisha kishte në disponim dosjen e Sigurimit të Shtetit për Sami Repishtin, prandaj të mbyllte gojën.
Më herët në mos gaboj vitin e saktë, 1993 apo 1994 gazeta “Zëri Popullit” kishte shkruar një shkrim, “Sami Repishti spiun i Sigurimit të Shtetit.
Është fakt, që Sami Repishti, në emigracion nuk ka pasur aktivitet dhe zë politik kundër qeverisë komuniste te Tiranës. Sami Repishti është marrë me çështjen e Kosovës me organizatën “Rinia Kosovare në Mërgim.” Ka shumë të dhëna që pjesëtarë të kësaj organizate ishin vizitorë të rregullt të Ambasadës së Shqipërisë Komuniste në OKB, kur ambasador ishte Abdi Baleta.
Po ti referohemi shkrimeve dhe prononcimeve të Sami Repishtit deri në dhjetorin e 1990, ai nuk ka shkrime apo prononcime kundër regjimit te Tiranës.
Në asnjë nga ngjarjet e vitit 1990 para dhjetorit Sami Repishti nuk është prononcuar edhe pse i është kërkuar kjo.
Shqipëria jeton një histori të falsifikuar dhe manipuluar, pikërisht se nuk është ballafaquar me të vërtetën dhe realitetin historik.
Moshapja e dosjeve të Sigurimit që në fillim, ku komunisti-demo(n)krat dhe… Sali Berisha doli me devizën, “ të gjithë vuajtës të gjithë bashkëfajtorë” ishte rrafshimi i të vërtetës dhe mosndëshkimi i spiunëve dhe shërbëtorëve të regjimit komunist, ku një nga këta ishte vetë Sali Berisha, i cili i përdori si askush dhe kur i dilnin kundra i tundte dosjet ne publik, siç bëri me Tomorr Dostin dhe Azem Hajdari.
Dosjet e “Drejtorisë së katërt të kundërzbulimit” duhet të hapeshin edhe për diasporën, ku jo pak kanë firmosur jo vetëm në Sigurimin e Tiranës komuniste, por edhe në UDB-në e Beogradit dhe Asfalinë e Greqisë, ku kaluan stazhin pas arratisjes nga Shqipëria dhe më vonë u hodhën në Gjermani, Belgjikë Zvicër.
George Orëell na ka mësuar: “Rruga më efektive për të shkatërruar një popull është t’i ndalosh dhe t’i zhdukësh të kuptuarit e historisë për çfarë ka ndodhur me historinë e tyre.”