Forcat e Armatosura shqiptare u krijuan më 4 dhjetor 1912, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë.
Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja të shpeshta për shekullin e shkuar.
Shqipëria konsiderohet si vendi i dytë në NATO sa i përket numrit të ushtarakëve të dislokuar në misione, në raport me personelin aktiv të Forcave të Armatosura.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në operacione ushtarake të drejtuara nga NATO, BE dhe OKB, nga 1996-2020, janë angazhuar me rreth 7.808 ushtarakë gjithsej.