Kushte atmosferike të paqëndrueshme, vranësira mesatare deri të dendura, ja si do të jetë moti sot

Shqipëria

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, vranësira mesatare deri të dendura, ja si do të jetë moti sot

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime (diell). Në orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë në zonën e qendrës dhe jugu reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa në mënyrë të izoluar reshjet në këto zona në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore dhe kryesisht orët e mbrëmjes era fiton shpejtësi deri në 12-15 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 3/17

Kukës 2/8

Lezhë 7/16

Dibër -1/9

Durrës 8/20

Tiranë 7/20

Elbasan 7/19

Berat 6/21

Vlorë 9/19

Korçë -1/8

Gjirokastër -1/17

Sarandë 8/16

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat