Makina të vogla elektrike që do të shërbejnë si për individët gjatë sezonit të turizmit, për bizneset, por edhe për Institucionet.
Gjatë një takimi të organizuar nga pedagogu Feriol Ozuni, mes disa pjesëmarrësve nga pushteti lokal në Shqipëri dhe nga Ambasada rumune, u diskutua për një projekt inovativ, i cili do të shërbejë për sektorin e turizmit dhe jo vetëm, nëpërmjet disa mjeteve elektrike. Sinkron.
Tiberiu Andrioaiei, Përfaqësues nga Këshilli i Konfederatave dhe Industrisë në Rumani, tha: “Po vijmë me një ide të re në Shqipëri, e cila po bëhet shumë e hapur në disa vende të Evropës. Ideja është implementimi i makinave elektrike në disa zona të vendit, të cilat shihen me potencial për zhvillimin e turizmit, siç mund të jenë Saranda, Librazhdi, Pogradeci, etj. E veçanta e kësaj është që nuk ka pse ta karikosh, por ta ndërrosh baterinë. Individët nuk kanë pse ta blejnë mjetin, por të paguajnë për shërbimin. Trafiku në Sarandë po rritet si pasojë e turizmit. Duke implementuar këto makina të vogla, mund të reduktojmë trafikun duke ofruar një shërbim më të mirë për turistët në Shqipëri.”
Kjo është një metodë e cila është aktive në disa vende të Evropës, siç është Spanja. Sipas projektit, do të vihen në shërbim makina elektrike të vogla, sa gjysma e përmasave që mund të kenë makinat e zakonshme në Shqipëri. Po ashtu, në projekt përfshiheshin dhe motorët me 3 vende, deri tek monopada. Sipas Cristian Cutaș, Këshilltar në Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri dhe shef i Zyrës për Promovimin e Tregtisë dhe Ekonomisë, Fieri është momentalisht qyteti i parë që është në proces dokumentacioni për të implementuar këtë projekt.