Përplasja me armë në Kallmet, Prokuroria e Lezhës jep pretencën për Besnik Simonin dhe Altin Markun

Shqipëria

Përplasja me armë në Kallmet, Prokuroria e Lezhës jep pretencën për Besnik Simonin dhe Altin Markun

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të viti 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njësisë Administrative, Besnik Simoni.

Për këtë të fundit është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me 12 vite burg, për veprat penale “Vrasja ne kapërcim te kufijve të mbrojtjes se nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërsa Altin Marku rrezikon dënimin me 28 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Pretenca e Prokurorisë

Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, per vepren penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 22 (njezete e dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor i pandehuri Altin Marku, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne një të vetëm duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Altin Marku me 28 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të dënuarin Altin Marku të bëhet ne një burg te sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj për veprën penale “Vrasja ne kapercim te kufijëve të mbrojtjes se nevojshme”, parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Deklarimin fajtor i pandehuri Besnik Simonaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve ne nje të vetëm duke e denuar perfundimisht të pandehurin Besnik Simonaj, me 12 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për te dënuarin Besnik Simoni, te bëhet ne nje burg te sigurisë së zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat