Ministri Hasani mesazh për 112-vjetorin e diplomacisë shqiptare: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Shqipëria

Ministri Hasani mesazh për 112-vjetorin e diplomacisë shqiptare: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 10:15
Igli Hasani

Kjo e mërkurë shënon 112-vjetorin e diplomacisë shqiptare.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një postim në rrjetin social Facebook, ndau pamje nga telegramet e para të dërguara në kancelaritë evropiane dhe botërore për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndër të tjera Hasani theksoi se Shqipëria do të forcojë pozicionin e vet në arenën ndërkombëtare.

112 vite histori, përkushtim dhe krenari në shërbim të diplomacisë shqiptare

Sot shënojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme të shërbimit diplomatik, një histori përkushtimi ndaj interesave kombëtare, paqes dhe sigurisë.

Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë.”, shprehet Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat