Dita e Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Policia Bashkiake thirrje shoferëve: Mos parkoni në vendparkimet e rezervuara për ta

Shqipëria

Dita e Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Policia Bashkiake thirrje shoferëve: Mos parkoni në vendparkimet e rezervuara për ta

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Dita e djeshme shënoi ditën ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të kësaj date, Policia Bashkiake e Tiranës ka përcjellë një mesazh sensibilizimi për të ndihmuar këtë kategori të veçantë për lirimin e vendparkimeve të përcaktuara për ta.

Ajo ka bërë një thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos parkojnë në këto vendparkime të rezervuara për personat me aftësi ndryshe, por të lejojnë që aty të parkojnë kategoria perkatëse.

Data 3 Dhjetor 1992, u shpall nga OKB, si dita ndërkombëtare për personat me aftësi ë kufizuar, me qëllim promovimin e të drejtave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbështetjen e kësaj kategorie.

Gjatë punës së përditshme, një vëmendje e shtuar e shërbimeve të Policisë Bashkiake, shkon edhe për mbajtjen të pastër, apo ndihmën në lirimin e vendparkimevetë rezervuara për personat me aftësi ndryshe, të vendosura nga Bashkia Tiranë, kudo në qytet.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve te automjeteve, të mos nxitojnë të parkojnë në këto vendparkime të rezervuara, kur i konstatojnë të lira, por të lejojnë që aty të parkojnë kategoria përkatëse, pasi kjo është një detyrë qytetare, që nuk zgjidhet vetëm me ndërhyrjen e policisë dhe me masa administrative”, shkruhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat