Afera me inceneratorin e Fierit/ Caktohet data e seancës në Apelin e GJKKO, ja kur do shpallet vendimi

Shqipëria

Afera me inceneratorin e Fierit/ Caktohet data e seancës në Apelin e GJKKO, ja kur do shpallet vendimi

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 12:16
Ilustrim

Ka përfunduar gjyqrtimi gjyqësor në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në shqyrtim u tha se vendimi per të pandehurit e inceneratorit të Fierit do të shpallet nga gjykata e apelit të posacëm me datë 19 dhjetor. Sot në seancë u paraqiten argumentat e mbrojtjes.

Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehur të tjerë për aferën. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.

Për Bllakon, SPAK kërkoi 7 vite burg, por se mori pafajësi për akuzën “shpërdorimi i detyrës të funksionarit të lartë shtetëror” dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen një detyrë publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat