Policia ka ushtruar dhunë ndaj një 28-vjeçari, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
“Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin I. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njoftoi policia.
Ndërsa komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasim Y. G., 64 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi ka goditur me shuplakë një shtetas të mitur, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.