Penguan dhe goditën eskortën e kryeministrit Rama, shtatë persona pritet të dalin në gjyq

Shqipëria

Penguan dhe goditën eskortën e kryeministrit Rama, shtatë persona pritet të dalin në gjyq

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 12:43
Ata penguan eskortën e kryeministrit Edi Rama që të kalonte në aksin Librazhd-Prrenjas dhe e goditën atë.

Shtatë persona akuzohen për tre vepra penale për incidentin e ndodhur më 13 qershor 2019, në Librazhd.

Ata penguan eskortën e kryeministrit Edi Rama që të kalonte në aksin Librazhd-Prrenjas dhe e goditën atë.

Aurel Bylykbashi, ish-deputet i PD, Bujar Vreto, kryetar i PD Librazhd, Arjan Karriqi, kryetar i PD Prrenjas, Erlind Gurra, sekretar, Leonard Ozuni, sekretar, Bujar Kojku dhe Dash Boja akuzohen për 3 vepra penale për incidentin e ndodhur para 5 vitesh.

Tashmë, pas 5 vitesh dalin në gjyq për vendim. Gjyqtare e çështjes është Yrfet Shkreli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat