Koçiu: 4200 viktima të dhunës përfituan mbështetje gjatë vitit, 40 shërbime të specializuara

Shqipëria

Koçiu: 4200 viktima të dhunës përfituan mbështetje gjatë vitit, 40 shërbime të specializuara

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 12:59
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot gjatë aktivitetit të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me temë “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën dixhitale”, se fenomeni i dhunës në Shqipëri, po përshkallëzohet si pasojë e efekteve të botës dixhitale në këtë fenomen. Në kuadër të fushatës së 16 ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, përtej organizimeve të veçanta, theksohet edhe më shumë fakti që askush nuk është imun ndaj dhunës, por fatkeqësisht gratë janë më të ekspozuara ndaj saj, sipas ministres.

“Në Shqipëri, si rezultat edhe i anketimeve, gjysma e grave dhe vajzave kanë përjetuar të paktën një episod dhune në jetën e tyre, qoftë fizike, psikologjike apo seksuale. Këto janë të dhëna të papranueshme, por që fatkeqësisht bota dixhitale shpesh i përshkallëzon. Nga ana tjetër teknologjia me gjithë kufizimet, ka edhe avantazhet e saj, pasi është në duart e gjithsecilit mënyra se si ajo përdoret.

Hapësirat dixhitale, ndonëse shërbejnë për të shkëmbyer eksperienca dhe ide, për të argumentuar dhe debatuar, shpesh shndërrohen në arena bullizmi dhe fyerje, ku gratë dhe vajzat janë ato që preken më së shumti.

Dhuna dixhitale dhe psikologjike është një problem global, nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri, por shpesh ajo ka dimensione të fshehta që është i vështirë për t’u kapur në kohë dhe për t’u trajtuar”, tha Koçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat