I jepet lamtumira Arben Tafajt, Alimehmeti: Njeri që përfaqësonte vlera qytetare, zbuste çdo bisedë ku kishte konflikt

Shqipëria

I jepet lamtumira Arben Tafajt, Alimehmeti: Njeri që përfaqësonte vlera qytetare, zbuste çdo bisedë ku kishte konflikt

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 15:14
Mjeku Ilir Alimehmeti

I është dhënë lamtumira sot në parlament Arben Tafajt, kryetarit të shoqatës “Tirana”. Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se Tafaj ishte njeri që përfaqësonte vlera qytetare. Ai shtoi se Tafaj zbuste çdo bisedë ku kishte konflikt.

“Arben Tafaj përfaqësonte vlera qytetare.

Ai zbuste çdo bisedë ku kishte konflikt. Edhe nëse kishte mendime të ndryshme, Tafaj ishte i vendosur të dëgjojë dhe mendimin ndryshe. Neve na lidhnin shumë gjëra familjarisht. Ai gjithkund do e gjente vetes, por pa lënë në hije njerëzit e tjerë.

Beni kishte një dashuri për jetën, donte ta jetonte të plotë. Ai jetoi në plot kuptimin e fjalës, për veten dhe familjarët. Vetë zoti Tafaj nuk u dorëzua kurrë, ai mundi sëmundjen me atë guximin e butë”, deklaroi Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat