Kjo është kartela zyrtare e spitalit. Ajo është pasqyruar edhe në dosjen hetimore.
Aty, zbulohet edhe një e dhënë mjaft e rëndësishme që tregon se Mario është vetëplagosur me thikë në konfrontim e sipër.
“Rezulton se diagnoza e shtrimit është repture (këputje) tendina në dorën e majtë si dhe shembje e parakrahut dhe është kryer ndërhyrja kirurgjikale në datën 18.11.2024 për riparimin e tyre.”
Mario Përlleshi është shtruar në këtë spital me diagnozën e trauma prerëse në dorën e majtë dhe tek pjesa e historisë së sëmundjes përshkruhet se: “Pacienti vjen në urgjencën e SA1, shoqëruar nga familjarët e tij, pasi ka ndodhur një sherr në shkollën “Fan Noli”. Referon se 4 veta e kanë goditur me grushte në kokë, është rrëzuar dhe më pas ka nxjerrë thikën dhe ka prerë veten padashje”.
Autori i dyshuar i ngjarjes qëndroi 9 ditë në spital privat dhe më pas u dërgua në Institutin e të miturve në Kavajë. Atje është hospitalizuar menjëherë duke qëndruar në infermieri. Gjendja e tij fizike dhe psikologjike paraqitet e qëndrueshme.
Deri në këto momente që flasim ka një kundërthënie ndërmjet deklaratave të policise dhe Luis Meçes. Tashmë, do të jenë veprimet e prokurorisë dhe ekspertizat e plota që mund të hedhin më shumë dritë.
“Nuk është se është rast i lehtë, është rast kompleks, është rast që ka dinamikë brenda. Do të ketë shumë personazhe sa i përket pjesës së hetimit. Pjesa finale do të jetë me detyrat që do të lerë prokurori i çështjes tek oficerët e policisë gjyqësore, sepse ai është duke e ndjekur rastin. Nëse ata do të përkushtohen dhe detyrat janë konkrete është shume e zbardhur si ngjarje”, u shpreh avokati, Edmond Petraj.
Mario Përlleshi u njoh me masën e Gjykatës së Tiranës “arrest me burg”. Pavarësisht atyre që janë thënë deri sot, Mario nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen. Deponimi i tij, konsiderohet një prej momenteve më të rëndësishme në hetimin e kësaj tragjedie.
“Prindër si puna ime largohen çdo ditë nga Shqipëria dhe një nga arsyet kryesore është e ardhja e fëmijëve, nuk i mungojnë të mirat materiale dhe e dijeni se do të vuajnë por sakrifikojnë për fëmijët. Pse duhet të ikin jashtë? Duhet t’u krijojmë kushtet këtu dhe nëse maksimumi që do të bëjmë është t’i heqim nga Shqipëria sepse atje nuk bëjmë dot atdhetarin me të ardhmen e fëmijëve”, u shpreh Aneo Hila, prind.