I shpallur në kërkim për shitje droge, pranga 61-vjeçarit në Fier

Shqipëria

I shpallur në kërkim për shitje droge, pranga 61-vjeçarit në Fier

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar është vënë në pranga në Fier.

Kjo në kuadër të operacionit policor të koduar “Peshtani”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet policore, tre javë më parë.

Dyshohet se 61-vjeçari ka bashkëpunuar me djalin e tij 37 vjeçar, i cili është arrestuar më datë 15.11.2024, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat