Opozita interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, çfarë pritet të ndodhë në seancën plenare në Kuvend

Shqipëria

Opozita interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, çfarë pritet të ndodhë në seancën plenare në Kuvend

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Ditën e sotme, 5 dhjetor, zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare e radhës.  Në rendin e ditës është një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Interpelanca është kërkuar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës ”Fan Noli” në Tiranë, më 18 nëntor.

Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani u vra nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshi, i cili e goditi me thikë në zemër gjatë një sherri mes tyre pranë shkollës.

Gjithashtu gjatë seancës së sotme, do të shqyrtohet  projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″.

Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

Në rend të ditës është edhe projektvendimit “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seance plenare ne daten 5.12.2024, ora 10:00.

II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 3.12.2024.

2. Njoftime.

3. Interpelance urgjente me Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu, kerkuar nga Grupi Parlamentar i Partise Demokratike.

4. Projektligji “Per ratifikimin e marreveshjes ndryshuese me shkembim letrash te marreveshjes se huas, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per projektin “Per permiresimin e sistemit te shendetesise”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″.

5. Projektvendim “Per miratimin e organikes dhe klasifikimit te pagave te punonjesve administrative pas mbarimit te mandatit te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit”.

6. Projektvendim “Per miratimin e organikes dhe klasifikimit te pagave te punonjesve administrative pas mbarimit te mandatit te Komisionereve Publike”.

7. Diskutime per 9eshtje jashte rendit te dites.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat