“U formua delegacioni, por për ne s’kishte bileta”- Mandati i Xhaçkës në “Venecia”, deputeti i PD-së ironizon maxhorancën

Shqipëria

“U formua delegacioni, por për ne s’kishte bileta”- Mandati i Xhaçkës në “Venecia”, deputeti i PD-së ironizon maxhorancën

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar delegacionin e formuar vetëm me anëtarë të PS-së, për të shkuar në Komisionin e Venecias ku do të shqyrtohet mandati i Olta Xhaçkës.

“U formua delegacioni, por për ne s’kishte bileta”, tha ligjvënësi demokrat, duke shtuar se “Zonja Bushka që do të na përfaqësoje në Venecia nuk dinte të lexonte as vendimin e Kushtetueses”.

Saimir Korreshi: Duke qenë se keni formuar delegacionin për në Venecia dhe për ne të tjerët nuk kishte bileta, një pyetje kam unë për të gjithë shqiptarët, se ajo zonja Bushka që do të na përfaqësoje në Venecia nuk di të lexojë vendimin e Kushtetueses, donte ekspert kushtetues.

Ajo në mbledhjen e Këshillit të legjislacionit ka kërkuar ekspert sepse nuk dinte të lexonte vendimin.

Donte relacion, erdhi relacioni pro opozitës. Tani do ta çojë në Venecia, por si do ta çojë atje kur s’dinte të lexonte vendimin e Kushtetueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat