Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka shpërthyer në Kuvend pasi deputeti Erion Braçe iu drejtua Ina Zhupës më fjalën “ruse”.
Gazment Bardhi: I ktheu përgjigje një deputeti pleh, që i tha një kolegie gruaje “ruse” dhe ti atu nuk reagon. Ajo nuk ta asgjë më shumë se sa kryeministri juaj. Fjalën ‘ruse;’ që ai i tha një kolegie nuk e ka guxuar askush ta thotë në këtë Parlament, duhet të kishe reaguar ti e para. T’ju vijë turp për këtë inskenim që bëni. Një deputet pleh që i drejtohet një deputeteje me me fjalën ruse, tju vijë turp.
Spiropali: Mbaj qëndrim në raste kur ka fyerje, më ka shkuar goja pas veshit sa herë që ky fjalor që nuk ka vend në Kuvend. Zoti Bardhi përtej rasteve të dy deputetëve, Zhupa dhe Braçe, që përdorni, pse inskenoni të gjithë deputetët që fyejnë duhet të kërkojnë falje.
Po e kërkoj unë faljen, në emër të Kuvendit të Shqipërisë në emër të të gjithë deputetëve.