“Ti je fëmija im, se Martinin nuk e kam më”- Nëna e Luisit tregon takimin emocional mes të birit dhe babait të 14-vjeçarit të vrarë

Shqipëria

“Ti je fëmija im, se Martinin nuk e kam më”- Nëna e Luisit tregon takimin emocional mes të birit dhe babait të 14-vjeçarit të vrarë

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 13:06
Martini dhe Luisi

Nëna e Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur me thikë në sherrin ku vdiq shoku i tij, Martin Cani pranë derës së shkollës “Fan Noli”, ka rrëfyer takimin prekës të të birit me babain e viktimës.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo tregoi se sapo doli nga spitali Luisi nuk shkoi tek banesa e tij, por tek babai i Martinit.

“Luisi atë ditë që doli nga spitali pa ardhur në shtëpi ka shkuar tek babai i Martinit i ka thënë “T’i je fëmija im se Martinin nuk e kam më”, kanë qarë të dy bashkë”, tha ajo.

Pyetjes si e mori vesh Luisi lajmin për vdekjen e shokut të tij, iu përgjigj: “Infermieret po flisnin dhe ai e kuptoi, kapi telefonin dhe kuptoi gjithçka. E përjetoi shumë keq donte të ikte pavarësisht se kishte tubin në mushkëri.

Është i tronditur, po ndiqet me psikolog. Djali i qëndron versionit, epikrizën kemi vendosur që ta bëjmë vetë privatisht.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat