Në Drejtorinë e Përgjithshme ka nisur faza e intervistimit për shefat e komisariateve. Seanca e intervistimit zgjat jo më shumë se 20 minuta.
Komisioni i vleresimit në Drejtorinë e Përgjithshme përbëhet nga tre gra, kryetare Alma Përmeti, antëtare Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari.
Intervistimi ka nisur për 30 aplikantët e parë ndërsa ky proces pritet të zgjasë deri më 10 dhjetor ku përmbyllet faza e intervistimit.
Në total garojnë 274 aplikante për 48 pozicione si shef komiasriati.
Pas përfundimit të intervistave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Komisioni i Vleresimit i dërgon pikëzimin e kandidatëve kryepolicit Proda, i cili më pas bën edhe emërimet sipas përzgjedhjes së më të mireve.
Aplikantët që marrin mbi 70 pikë ju lind e drejta për të kaluar në fazën e përzgjedhjes.