Në studion e emisionit “Opinion” në News24 është debatuar lidhur me dërgimin në Komisionin e Venecias të çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Analisti Shpend Gashi tha se politika shqiptare e ka zhvlerësuar Komisionin e Venecias, ndërsa e konsideroi Parlamentin si turpin e kombit.
Analisti Martin Leka tha se PS po përdor Komisionin e Venecias për të fituar kohë, ndërsa deputetja demokrate, Ilda Dhori, tha se Edi Rama ka shkelmuar Kushtetutën.
Debati
Shpend Gashi: Partia Socialiste nuk e ka njohur asnjëherë Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi rregullat tona, Kushtetutën tonë, për çfarë na duhet Komisioni i Venecias? Komisioni i Venecias u zhvlerësua nga politika. Ne nuk po themi a është i vlefshëm apo jo Komisioni i Venecias? Komisioni i Venecias ka shumë punë më të vlefshme se sa të merret me këtë fshatin tonë me mbetje osmane. Hajde të hedhim kushtetutën në kosh dhe bëjmë interpretime. Kuvendi është turpi i kombit, vetëm 10 apo 15 vetë e dinë se për çfarë ligjesh votojnë. Po të kishim një sistem që prodhonte një Parlament që deputetët të mos vinin nga listat e Kryetarit, do të kishte më shumë integritet
Ilda Dhori: Rama ka shkelmuar Kushtetutën, ligjet e vendit, ka kapur të gjitha pushtetet. E keni gabim,
Martin Leka: Partisë Socialiste i intereson debati lidhur me Kushtetutën. Partia Socialiste ia çon çështjet Komisionit të Venecias për të përfituar kohë. Diskutohet mandati i një deputeti kur pas 5 muajsh i mbaron. Tani kjo është kthyer në kauz, opozita ka shumë të drejtë. Ku është mosbindja civile, çfarë po bën opozita?
Ilda Dhori: Vazhdon mosbindja civile, edhe sot në sallën e Kuvendit kishte mosbindje civile. Edi Rama ka shtypur çdo institucion. Ne na vjen në Parlament projektligji që diskutohet 48 orë përpara se të miratohet në Kuvend. Të sjellësh në Kuvend një projektligj që nuk ishte as i shtypur, që ishin mbledhur firmat e deputetëve në firmë të bardhë, dhe kur e kërkuam na u tha se nuk është gati.
Martin Leka: Deri më sot kemi parë vetëm një formë të mosbindjes civile, duhet të shikojmë edhe 76 mënyrat e tjera.