Aplikacioni i kriminelëve, ish-prokurori: Një pjesë e përgjimeve, dokumente me vlerë

Shqipëria

Aplikacioni i kriminelëve, ish-prokurori: Një pjesë e përgjimeve, dokumente me vlerë

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Rrjetet kriminale nuk janë mjaftuar vetëm me “SkyEcc” dhe “EncroChat”.

Aplikacioni më i ri, “Matrix” i përdorur nga kriminelët për të kryer porosi, si vrasje, trafikun e drogës, të armëve dhe pastrimin e parave.

Europol konfirmoi se janë zbuluar më shumë se 2.3 milionë mesazhe të deshifruara në 33 gjuhë.

Ish-prokurori, Bledar Bejko pohon se komunikimet në aplikacionin Matrix janë prova të vlefshme për hetimin pavarësisht se janë trajtuar në këndvështrime të ndryshme sa i përket ligjshmërisë së tyre.

“Një pjesë duan ta trajtojnë si përgjim, një pjesë po e trajtojnë si dokument, ku në rastin e parë përgjimi është një mjet për kërkimin e provës, ndërsa dokumenti është provë në vetvete. Janë gjetur këto telefona, është konstatuar që janë telefona që përdoren kryesisht nga individë të cilët i përdorin për vepra penale të rënda dhe në funksion të hetimit është vendosur ky përgjim. Bazuar në marrëveshje, konventa, raporte të Eurojust është i ligjshëm. Gjykata Kushtetues nuk mund ta quaj të pavlefshëm pasi informacioni i marrë është harmonizuar dhe ka dalë i vërtet me provat e tjera”, thotë Bejko.

Eksperti i teknologjisë, Edmond Liçaj shpjegon për Euronews Albania të veçantat e këtij aplikacioni që e bëjnë të ndryshëm nga platformat e tjera.

“Është një aplikacion i ndërtuar dhe i zhvilluar nga grupet kriminal, nuk është një aplikacion me përdorim të gjerë. Na të dhënat që janë deri më tani janë rreth 8000 përdorues në të gjithë botën. Aplikacioni ka funksionuar me ftesë nga brenda ose nga zhvilluesit e aplikacionit. Pagesa e pajisjes, nga 1360-1700 dollarë shkonin këto pajisje”, tregon Liçaj.

Shqipja ishte një ndër gjuhët më të përdorura në këtë aplikacion.

Zbërthimi i tij shumë shpejt pritet të çojë në zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale në Shqipëri, si dhe zbulimin e fatit të personave në kërkim, mes tyre Ervis Martinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat