Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet tip Ford ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/informuese në rrugë.
Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues një 60 vjeçar, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur personi, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.
Drejtuesi i automjetit tip Ford është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes.