Operacioni “Rrugët”/ Shiste kokainë në qytetin e Fieri, arrestohet 46-vjeçari

Shqipëria

Operacioni “Rrugët”/ Shiste kokainë në qytetin e Fieri, arrestohet 46-vjeçari

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar një 46-vjeçar që shiste doza kokaine në qytet.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Streets”, është arrestuar shtetasi A. F., 46 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat