Rama: Do të kenë mbështetje 164 mijë persona me aftësi të kufizuara

Shqipëria

Rama: Do të kenë mbështetje 164 mijë persona me aftësi të kufizuara

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 11:57
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin e vitit 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike.

Por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe qasje në shërbime të specializuara.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se po punohet për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat