Partia e Lirisë do të mbajë një protestë përpara Strukturës së Posaçme, duke kundërshtuar hetimin ndaj kreut të PL, Ilir Meta.
Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live me News 24 raportoi se në këtë protestë, i vetmi përfaqësues i PL do të jetë Genc Gjokutaj. Lala deklaroi se Gjokutaj pritet që të depozitojë kallëzim ndaj policëve që prangosën kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Në protestë do lexohet një mesazh i presidentit të Partisë së Lirisë. Në SPAK ka prani të policisë. I vetmi përfaqësues i PL është Genc Gjokutaj, që është avokati i Metës. Gjokutaj pritet të depozitojë kallëzim penal për policët që arrestuan Metën.
Do të duhet të presim mbështetësit e zotit Meta, pasi kundërshtojnë hetimin që po zhvillohet ndaj presidentit të PL. Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nuk do të jetë në protestë, për ta mbështetur presidentin e PL”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.