“Me ty, me ty Ilir Meta”, “Rama ik!”/ Partia e Lirisë nis protestën para SPAK

Shqipëria

“Me ty, me ty Ilir Meta”, “Rama ik!”/ Partia e Lirisë nis protestën para SPAK

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 12:28
Pamje nga protesta

Partia e Lirisë nis protestën para SPAK. Ashtu siç ishte paralajmëruar përfaqësues dhe mbështetës të Partisë së Lirisë janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, e cila lëshoi dhe urdhër-arrestin për kreun e PL-së Ilir Meta.

Me thirrjet:

“Me ty, me ty Ilir Meta”, “O Ilir o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “Rama ik!”, si dhe “Liri demokraci!” protestuesit kërkuan drejtësi dhe lirimin e ish-Presidentit Meta.

Ish-presidenti Meta u bëri thirrje nga qelia mbështetësve të tij që të bëhen bashkë dhe të protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama si dhe drejtësisë të kapur nga ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat