Pagat e deputetëve në rajon dhe Shqipëri, honorare, rimbursim e pagesa të tjera

Shqipëria

Pagat e deputetëve në rajon dhe Shqipëri, honorare, rimbursim e pagesa të tjera

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Pagat e deputetëve në Shqipëri dhe rajon variojnë nga 1700 deri në 2250 euro. Paga bazë me e ulët paguhet në Kosovë e Bosnjë, ndërsa puna në parlament shoqërohet edhe me shpërblime të barabarta me rrogën.

Një deputet i parlamentit shqiptar e ka pagën bazë 3150 euro bruto, ndërsa në llogarinë e tij bankare hidhen 2250 euro në muaj.

Kjo është vetëm një pjesë e përfitimit nga puna si ligjvënës, pasi të ardhurat e tij rriten nga puna në komisione parlamentare, honoraret, rimbursimi i karburantit, qirasë, telefonit dhe pagesat e tjera të cilat garantojnë përfitim të përgjithsthëm deri në 4000 euro.

Edhe në rajon deputetët janë të privilegjuar, por sipas shteteve paga e krahasuar është më e ulët ose më e lartë.

Kështu, në Kosovë, me ligjin në fuqi deputetët dhe ministrat paguhen me rrogën bazë 1720 euro.

Në Maqedoninë e Veriut deputetët kanë pagën bazë prej 121.600 denarë, ose 2 mijë euro. Nëse ata janë pjesë e komisioneve  parlamentare, përiftimet rriten dhe kalojnë 2100 euro.

Në Malin e Zi, rroga e një deputeti llogaritet cdo muaj për punën e kryer, por mesatarisht ajo qëndron në nivelin 2000 euro. Në muajin nëntor, për shembull 28 deputetë nga 81 gjithësej e tejkaluan këtë rrogë.

Mes vendeve fqinje, edhe në Bosnjë Herzegovinë, paguhet një shumë e ngjashme mujore, me shifrën që arrin ndërmjet 1800 dhe 2500 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat