Rama: Po kontribuojnë për adresimin e sfidave që sjell teknologjia

Shqipëria

Rama: Po kontribuojnë për adresimin e sfidave që sjell teknologjia

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 19:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Vijojnë takimet me prindër në shkollat e të gjitha qarqeve me fokus kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët, pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë 14-vjeçari Martin Cani.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook disa foto nga takimet e prindërve me stafet mësimore në disa shkolla të qyteteve të vendit.

Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia”, shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Përrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimi i rrjeteve sociale si TikTok.

Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat