Nga 1 janari, çmimi i ujit për konsumatorët familjarë do të rritet në 12 bashki të Shqipërisë.
Sipas vendimit të marrë nga Enti Rregullator i Ujit, kjo rritje do të prekë shoqërinë rajonale të Shkodrës, që në administrim ka pesë njësi.
Për tre prej tyre, ku përfshihen Shkodra, Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës, çmimi i ujit është unifikuar në 55 lekë/m3.
Ndërsa për Pukën dhe Fushën-Arrëzin, çmimi i ri do të jetë 40 lekë/m3.
Kërkesa për rritje çmimi i është miratuar edhe shoqërisë rajonale të Gjirokastrës, ku bëjnë pjesë 7 njësi.
Konsumatorët familjarë në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë do të paguajnë për një metër kub ujë 50 lekë duke filluar nga viti i ardhshëm. Ndërsa për abonentët në Libohovë dhe Dropull, çmimi i ri do të jetë 30 lekë/m3.