Mandati i Olta Xhaçkës/ Reagon Kuvendi: Opinioni do të botohet nga Komisioni i Venecias, mbetet konfidencial deri sa…

Shqipëria

Mandati i Olta Xhaçkës/ Reagon Kuvendi: Opinioni do të botohet nga Komisioni i Venecias, mbetet konfidencial deri sa…

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 20:29
Olta Xhaçka.

Komisioni i Venecias ka shqyrtuar këtë të premte kërkesën e dërguar nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, lidhur me interpretimin e Kushtetutës sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Sipas Kuvendit, opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur më datë 6 dhjetor, në Venecia, Itali.

Më tej, zyra e shtypit të Kuvendit, thekson se Opinioni i do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij dhe deri atëherë do ruhet konfidencialiteti i plotë.

“Deri në datën e publikimit, Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e kërkueses së këtij opinioni, do të vijojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit në fjalë, siç ka bërë deri më sot, në zbatim të detyrimeve që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias”, thekson Kuvendi.

Prej dy vitesh, deputetja Olta Xhaçka akuzohet nga opozita se ka shkelur kushtetutën, për një investim që bashkëshorti i saj ka bërë në jug të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat