Vrasja e Martin Canit, Redi Ramaj: Mungesë transparence nga institucionet, drejtoresha e shkollës as për ngushëllim nuk shkoi

Shqipëria

Vrasja e Martin Canit, Redi Ramaj: Mungesë transparence nga institucionet, drejtoresha e shkollës as për ngushëllim nuk shkoi

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 21:24
Vrasja e Martin Canit, Redi Ramaj: Mungesë transparence nga institucionet, drejtoresha e shkollës as për ngushëllim nuk shkoi

Në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24 është diskutuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak javë më parë ku si pasojë e një sulmi me thikë humbi jetën 14-vjeçari, Martin Cani.

Redi Ramaj, avokat i familjes Cani, tha se i vetmi dizinformim është mungesa e transparencës nga institucionet shqiptare. “Kemi një ngjarje shumë të rëndë që ka ndodhur shumë pranë institucioneve arsimore shqiptare. Institucionet shtetërore jo vetëm që nuk e kanë informuar, por as kanë marrë në pyetje familjarët e 14-vjeçarit, Martin Cani”, tha Ramaj.

Ai tha se nga komunikimet që ka pasur me familjen Cani, asnjë nga institucionet nuk kanë informuar apo qoftë edhe të shkojnë për ngushëllim, përfshi edhe drejtoreshën e shkollës “Fan Noli”, ku viktima ishte nxënës.

“Të gjitha institucionet kanë dështuar. Drejtoresha e shkollës nuk ka shkuar për ngushëllim”, tha Redi Ramaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat