Problemet në shkolla, Gjyli: Liritë e mëdha financiare prodhojnë arrogancën/ Malaj: Ja çfarë po i shkatërron fëmijët

Shqipëria

Problemet në shkolla, Gjyli: Liritë e mëdha financiare prodhojnë arrogancën/ Malaj: Ja çfarë po i shkatërron fëmijët

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 22:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Arsejda Gjyli,  pedagoge në  Universitetin  “Luarasi”,  në emisionin ‘Log.’  të gazetarit Endri Xhafo në News24 tha se problemi me fëmijët nis që nga liria financiare te liria me tepricë që familja i jep. Gjyli tha se kjo i kthen fëmijët në arrogantë.

“Kemi rastet kur fëmijët, por edhe studentët shfaqin arrogancë dhe kjo vjen për shkak se krijojnë një liri të madhe financiare. Çfarë ndodh nëse një fëmijë nuk pyet për mësuesin?  Çfarë ndodh kur një student i kthehet me arrogancë një pedagogu? Nga buron kjo gjë? Nga familja”, tha Gjyli.

Ajo tha se duhet të ketë një kontroll nga prindërit lidhur me përdorimin e telefonëve nga fëmijët. “Duhet të ketë limite, kontrolle”, tha Gjyli. Sipas saj, pavarësisht kulturës që ka një prind, duhet që ata të dinë disa gjëra, duhet të kenë përgjegjësinë e tyre në raport me fëmijët.

Ndërsa Nora Malaj, ish-zv.ministre e Arsimit, tha se teknologjia mund të ketë një element të mirë, por po shkatërron fëmijët në aspektin mendor. Malaj tha se duke i gjetur gjërat e gatshme në internet, bën që fëmijët të mos mendojnë, të mos lexojnë.  Malaj u shpreh se nëse më parë prindërit i kapnin fëmijet edhe nga veshi kur gabonte, ndërsa sot prindi mendon se i takon shkollës. “Prindër jepini fëmijëve ushqimin me vete sepse socializohen me njëri-tjetrin, mos i jepni lekë që të blenë ushqimin”, tha Malaj.

Sociologe Suela Koçibellinj tha se fëmijëve i mungojnë vendet ku mund të luajnë. “Prindërit duhet të kuptojnë një gjë që prindërimi nis kur lind fëmija dhe vazhdon”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat