Topalli: Kam nisur të dyshoj pas deklaratave të…

Shqipëria

Topalli: Kam nisur të dyshoj pas deklaratave të…

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 22:55
Jozefina Topalli

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, është shprehur se ka nisur të dyshojë se ka një pendesë nga PS që ka lejuar votën e diasporës.

Komentet Topalli i bëri në një emision televiziv ku tha se këto dyshime vijnë pas deklaratave të deputetit socialist, Damian Gjiknuri.

Ajo tha gjithashtu se do të ishte diçka shumë e rëndë nëse PS do të vendoste heqjen sërish të kësaj të drejte për emigrantët, me justifikime të ndryshme.

“Kam filluar të mendoj, nga deklaratat e Gjiknurit, që mos ka ndonjë pendesë nga pushteti që kanë votuar për t’i dhënë të drejtën diasporës për të votuar, duke shpikur pastaj mos-mundësinë e kohës për mekanizmin e realizimit të kësaj vote. Kjo di ishte diçka shumë e rëndë pastaj.

Nuk kam pse të nxitohem, por nuk është se nuk e mendoj. Le të ndjekim në ditët në vijim ecurinë, por unë uroj që e gjithë ana ligjore e udhëzimeve, praktikave dhe mekanizmave të realizimit të kësaj vote të bëhet sa më shpejt e mundur e aplikueshme”, tha Topalli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat