Sigurimi vullnetar, mundësi për emigrantët

Shqipëria

Sigurimi vullnetar, mundësi për emigrantët

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 10:26
Ilustrim

Për të gjithë emigrantët që kthehen në atdhe për të pushuar, sigurimi vullnetar është një mundësi e mirë për të plotësuar vitet e munguara të vjetërsisë, me qëllim përfitimin e një pensioni më të lartë pleqërie, invaliditeti dhe familjar, sipas kontributit të paguar.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado bën të ditur se personat që sigurohen për vitin korent kanë të drejtë të sigurohen deri në kufirin e pagës maksimale.

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar nga VKM në periudhën kur bëhet pagesa.

Kuota mujore e sigurimit vullnetar për pagën minimale është aktualisht 8 mijë e 640 lekë në muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat