Kreu i Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur për jetën e tij familjare në intervistën ndryshe për emisionin “Fit” në News24.
Duke u përgjigjur për rolin e tij si baba i tri vajzave, Basha e cilësoi si një bekim, dhe theksoi se raporti me vajzat është shumë i ngushtë. Ai shtoi se, megjithë angazhimin e tij në politikë, i mungon koha e kaluar me to.
Si është të jesh në një familje, në një shtëpi me tre vajza? Bashkëshortja dhe dy vajzat.
Lulzim Basha: Është bekim. Domethënë para disa ditësh po flisja me një koleg që po më ankohej se ka tre djem. Po dëgjoja dhe po tundja kokën ndërkoh që po ankohej, i ka të vegjël. Në një moment më tha “s’po thua asnjë fjalë”. I them, çtë të them thash, nuk arrij dot të krijoj një simpati me hallin tënd të të kuptoj, se unë kam dy vajza dhe jam i bekuar bashkë me bashkëshorten.
Si është raporti me vajzat?
Edhe para intervistës po bisedonim që sa shpejt ikin vitet dhe ato janë, njëra nga vajzat është në prag të studimeve të larta. Ky procesi i zgjedhjes së studimeve, dilemat, si e ke ti raportin me to, jam shumë kurioze?
Lulzim Basha: E kam shumë të ngusht. Pavarësisht se deprivimi kryesor i angazhimit që kam zgjedhur në jetë dhe angazhimit politikë është deprivimi i kohës me fëmijët. Dhe shpeshherë e kap veten duke menduar se koha që ikën nuk kthehet më dhe nuk e kompenson dot më. Se fëmijët rriten, vajzat rriten. Por raportin e kam shumë të ngushtë dhe që edhe sot, që të dyja janë rritur domethënë e vogla është 13 vjeç, prapë se prapë mbetet ajo magjia e marrëdhënies së babait me vajzat që e kam ndjerë që në muajt e parë, vitet e para të tyre.