Gazetarja Ana Kallaku, e cila është dhe motra e aktorit të humorit Bes Kallaku, erdhi në një rrëfim ndryshe sot në Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa.
Në këtë intervistë ajo foli dhe për raportin me të vëllanë.
Në këtë intervistë për News24 ajo tregoi njohjen me bashkëshortin dhe fëmijërinë në Fushë Krujë.
Moderatorja: Dy të rinj që erdhën nga Fushë Kruja në Tiranë si ti dhe Besi, plot ëndrra dhe si duket ja dolën, ka “konkurencë” midis jush?
Ana Kallaku: Unë u rrita duke parë shembullin e një vëllai më të madh të një historie suksesi si Besi i cili ja doli të realizoj ëndërrat e tij vetëm falë punës, i cili luftoi dhe ja doli.