Rama i pranishëm në rihapjen e Notre Dame: Kemi kontribuar dhe ne

Shqipëria

Rama i pranishëm në rihapjen e Notre Dame: Kemi kontribuar dhe ne

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 23:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga ceremonia e përurimit të katedrales së rindërtuar në Paris, ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota, mes të cilëve dhe presidenti i zgjedhur i Shteteve Bashkuara, Donald Trump.

Rindërtimi i katedrales simbol zgjati 5 vite dhe kushtoi mbi 1 miliardë dollarë, teksa Rama shkruan se për këtë kauzë kontribuoi dhe Shqipëria.

Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris.

Ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat