Shpërthimi me tritol në Lungomare, një person i maskuar vuri lëndën plasëse! Kamerat e sigurisë regjistruan gjithçka

Shqipëria

Shpërthimi me tritol në Lungomare, një person i maskuar vuri lëndën plasëse! Kamerat e sigurisë regjistruan gjithçka

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 08:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lungomare.

Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë regjistruar çdo gjë, përfshirë autorin.

Sipas kamerave të sigurisë, ka një autor i cili ka qenë me maskë, ka ardhur pas pallateve dhe ka vendosur sasinë e lëndës plasëse.

Pasi e ka vendosur tek dera e lokalit ka ndezur fitilin dhe është larguar po pas pallateve, shpërthimi ka ndodhur 15 sekonda pasi është larguar autori.

“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat