Tritoli në Vlorë/ Restoranti “The Boss” në pronësi të Bledar Birçaj, i ekzekutuar tre vjet më parë me breshëri plumbash

Shqipëria

Tritoli në Vlorë/ Restoranti “The Boss” në pronësi të Bledar Birçaj, i ekzekutuar tre vjet më parë me breshëri plumbash

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 08:56
Bledar Birçaj

Bar restoranti “ The boss” ku u vendos sasia e lëndës plasëse (tritol) ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj, i cili është ekzekutuar në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri” me breshëri plumbash.

Ndërkohë që lokali ka qenë me qira dhe është marrë sërish nga pronarët ( vëllezërit e Bledarit ), të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.

Lokali është në emër të nënës.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat