Ambasada Amerikane në Tiranë ka përcjellë urimet për Ditën Kombëtare të Rinisë.
Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada shkruan se “34 vjet më parë studentët dhe të rinjtë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit”.
Më tej ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Shqipërisë, ndërsa vijon rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
“Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE.”, shkruan ambasada.