Ilir Meta mesazh nga burgu për Ditën e Rinisë: Pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresion!

Shqipëria

Ilir Meta mesazh nga burgu për Ditën e Rinisë: Pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresion!

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 11:30
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh nga burgu me rastin e 8 Dhjetorit, Ditë Kombëtare të Rinisë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet besimplotë se të rinjtë do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit.

Pluralizmi politik, liria dhe demokracia- shkruan Ilir Meta- janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë!  Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë.

Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të mbarë vendit, sot më shumë se kurrë, kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”, thuhet në mesazhin e Metës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat