Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”

Shqipëria

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 11:46
Haxhi Dedë Edmond Brahimaj

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj është dekoruar nga shoqata atdhetare “Tomorri” me titullin më të lartë të nderit.

Në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ku merrnin pjesë shumë figura të njohura publike, Baba Mondi u nderua me titullin e lartë nga kjo shoqatë për kontributin e tij të paçmuar për vendin dhe harmoninë fetare.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave i ka dorëzuar titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”, kryegjyshit Botëror Bektashian Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.

Teksa është shfaqur dhe një dokumentar për veprimtarinë dhe figurën e kreut të bektashinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat