Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi u dekorua me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”. Në fjalën e tij, ai u shpreh i vlerësuar për këto nderime që iu bënë, ndërsa theksoi se Kryegjyshata Botërore Bektashiane qëndron në krah të vlerave.
Po ashtu, Baba Mondi tha se Shoqata Tomorri në të gjithë veprimtarinë promovon vlerat intelektuale, krahinore dhe figurave patriotike që janë në jetën tonë të përditshme
“Jam i nderuar për këtë titull nderi kaq vlerësuar për ketë institucion që unë drejtoj, por edhe për mua personalisht.
Shoqata Tomorri në të gjithë veprimtarinë promovon vlerat intelektuale, krahinore dhe figurave patriotike që janë në jetën tonë të përditshme, por edhe atyre që janë ndarë nga jeta, por që kanë dhënë kontribut në këtë shoqatë.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka qenë dashamirëse e veprimtarive dhe punëve me vlerë të shoqatës dhe angazhohet për të qenë në krah në promovimin e vlerave me rëndësi në kohet e vështira në të cilat jetojmë”, tha ndër të tjera Baba Mondi.