Qytetarët kërkojnë aplikacion denoncimi që ruan anonimatin.
Teksa numri i vajzave dhe grave që raportojnë dhunën është rritur, një pjesë e konsiderueshme hezitojnë të denoncojnë, ndërsa edhe dëshmitarët e tyre për shkak të rrezikut të anonimatit, nuk e raportojnë atë.
Për tu ardhur në ndihmë grave e vajzave por edhe komuniteteve, raporti per zbatimin e konventës GREVIO thekson përdorimin e aplikacionit “Bright Sky” që ruan anonimatin.
Numri i te proceduarve penalisht në Kukës, Has e Tropojë nga muaji janar deri në muajin nëntor të këtij viti për dhunë në familje është 26 shtetas, ku 11 prej tyre janë arrestuar ndërsa 15 autorë ndiqen në gjendje të lirë.
Sakaq, janë plotësuar 35 kërkesë padi për lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.