Në ceremoninë e dhënies së dekoratës “Nderi i Shoqatës Tomorri” Baba Mondit dhe mesazhin e tij dhe mbajti fjalën përshëndetëse, Engjëll Musai, kryetari i kësaj shoqate.
Në fjalën e tij, Musai u shpreh se të gjithë duhet të bashkohemi dhe të mos shohim ndasi.
Engjëll Musai falënderoi Baba Mondin, i cili pranoi të jetë në zemrën dhe gjirin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”.
“Sot Shoqata Atdhetare “Tomorri” ka kënaqësinë e veçantë, që shenjtëria e tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimi të ketë në mesin e saj jo vetëm shpirtërisht, por edhe zyrtarisht edhe nëpërmjet një ceremonie dhe nëpërmjet të dhënies së diplomës dhe certifikatës. Ne të gjithë bashkë duhet të bashkohemi dhe nuk duhet të shohim ndasi, pasi interesi i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” bashkëpunimi me të gjitha institucionet e shtetit, sic është rasti konkret me Akademinë e Shkencave. Gjej rastin të falenderoj kryetarin e ASH Skënder Gjinushi, që u bë pjesë e këtij aktiviteti dhe në veçanti Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Ju faleminderit Baba Mondi, faleminderit që pranuat të jenë në zemrën dhe gjirin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri””, tha ndër të tjera Musai.