Në kuadër të ristrukturimit të Partisë Demokratike dhe shtirjes më të madhe të partisë në diasporë, u zhvillua në Brescia të Italisë, nën drejtimin e Bardhok Dodës, kryetar i PD në Romë, takimi për të zgjedhur kreun e Partisë Demokratike në këtë zonë.
Organizatori i këtij takimi ishte Edmir Çekrezi.
Pas votimit, me një diferencë jo të madhe votash nga kandidatët brenda partisë, kryetar i PD në Brescia u zgjodh Admir Plaka.
Ky i fundit mori 54.5 përqind të votave. I dyti doli Baki Guga me 25.5 përqind dhe i treti Ismail Musaj me 20 përqind.