“Mamin e kisha partizane, por Enver Hoxha ma futi babanë në burg!” - Ky është rrëfimi i rrallë

Shqipëria

“Mamin e kisha partizane, por Enver Hoxha ma futi babanë në burg!” - Ky është rrëfimi i rrallë

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 06:54
Enver Hoxha

Këtë javë në Profil vjen poetja rebele Natasha Lako…Ajo është etiketuar si e tillë për shkak të poezive dhe filmave në kërkim të lirisë edhe gjatë komunizmit, gjë e cila bëri që emri i saj ti futej në listën e zezë për pushkatim!

Poetja ka rrëfyer për gazetaren Greta Topjana se si biografia e keqe e përndoqi pavarësisht se mamaja e saj kishte qenë partizane.

Ajo ndau një moment të dhimbshëm të jetës së nënës së saj, e cila duke mos ditur për burgimin e të shoqes, mendonte se ai e kishte braktisur ndërkohë që ajo ndodhej në maternitet.

“Kam pasur edhe mamanë dhe babanë partizanë. Gjyshen e kam pasur invalide lufte. Kam pasur edhe një vëlla të babait dëshmor, e megjithatë babai im është dënuar sepse nuk ka denoncuar një tjetër. domethënë i ka munguar vigjilenca revolucionare, që ishte në atë kohë.

Nuk dua ta hap këtë kapitull pasi jo vetëm është i largët, por kur mendoj se çfarë është bërë për të tjerët, nuk dua të them as për babain tim çfarë ka ndodhur se ai e di ç’ka ndodhur por për mamanë time. Unë nëse e kujtoj këtë e kujtoj për traumat e mamasë time.

Një partizane që e shikon një ditë prej ditësh që i zhduket burri dhe ajo e di se e ka braktisur i shoqi në maternitet, mendon se ndoshta e ka ndarë sepse nuk po shkonte ta merrte nga shtëpia e lindjes. Nëse unë e kujtoj këtë e kujtoj vetëm për vuajtjet e mamasë sime, sepse për mua më pas jeta rrodhi ndryshe”,-tha poetja Natasha Lako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat