Aksident gjatë natës në aksin Dimal-Berat, lëndohet 27-vjeçari

Shqipëria

Aksident gjatë natës në aksin Dimal-Berat, lëndohet 27-vjeçari

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 08:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin nacional Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë.

Shoferi i një automjeti tip Mercedes Benz, që po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar nga kallamishtet.

Drejtuesi i mjetit, Marjus Mata, 27 vjeç, ka pësuar thyerje në krahun e majtë dhe shembje në disa pjesë të trupit dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Atij i është bërë edhe alkool-testi dhe ka rezultuar pa prezencë alkooli.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, që kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të ndodhur në këtë aks rrugor, ku mungon ndriçimi në rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat