Polici i hoqi ngjitësen e xhamave të zinj mjetit të shokut, 19-vjeçari “nervozohet” dhe kërcënon efektivin, por bie në pranga

Shqipëria

Polici i hoqi ngjitësen e xhamave të zinj mjetit të shokut, 19-vjeçari “nervozohet” dhe kërcënon efektivin, por bie në pranga

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar në Lezhë i identifikuar si Rafaelo Lleshi, është arrestuar pasi ka kanosur nëpërmjet mesazheve për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Njoftimi:

Më datë 08.12.2024, rreth orës 18:00, në qytetin e Lezhës, në afërsi të shinave të trenit, punonjësit e Policisë në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike e asaj rrugore, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Golf”.

Gjatë kontrollit të mjetit nuk i është gjetur asnjë send i kundraligjshëm, ndërsa gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit rezultoi se, drejtuesi i automjetit nuk dispononte dokument për xhamat e errësuar të makinës dhe për këtë arsye punonjësit e Policisë i kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit.

Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por, shtetasi R. Ll. 19 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij.

Veprimet procedurale janë kryer nga OPGJ i Prokurorisë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit, shtetasit R. Ll., banues në Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat